15:53 / E Hënë, 25 Janar 2021 / A. A

Behrami 35 vjeç por nuk di të ndalet, gati transferimi në Rusi

Valon Behrami pritet të largohet nga Genoa në deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

Sky Italia raporton se Zeniti i Shën Petersburgut është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar, transmeton Indeksonline.

35 vjeçari ka një vit që luan te Genoa, ku ka regjistruar 30 paraqitje në Serie A.

Në dy dekadat e fundit, Behrami ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur tek disa skuadrat më të njohura evropiane si, Lazio, Napoli, West Ham, Fiorentina, Watford e Udinese.

Ai poashtu ka marrë pjesë katër herë në kampionatin botëror të futbollit.

/Indeksonline/