12:50 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Bëhu zëri im” bën bashkë në fushatë njerëz të rëndësishëm të politikës (Foto)

Në përkrahje të të gjitha grave të dhunuara gjatë luftës në Kosoë, u lansua fushata “Bëhu zëri im”.

Kjo fushatë mblodhi njerëz të rëndësishëm të politikës, të cilët marshuan nga sheshi “Skënderbeu” deri tek “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, raporton Indeksonline.

Pjesëmarrës ishte presidenti Hashim Thaçi, drejtoresha e

Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të torturës (QKMRT), Feride Rushiti, ambasadori amerikan Greg Delawie, Natalya Apostolova, ish-presidentja Atifete Jahjaga, ambasadori britanik Ruari O`Conell, si dhe shumë personalitete tjera dhe qytetarë që dolën në mbështetje të kësaj kauze.

Indeksonline iu sjellë pamje nga ky marshim: