08:42 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bëhuni gati për stil të ri: Janë këto prerjet e flokëve që shkojnë me formën tuaj të fytyrës

Fytyra ovale: Kjo forme fytyre është ideale duke qene se është e ekuilibruar si nga gjatësia ashtu edhe nga gjerësia. I shkon çdo lloj prerje flokësh, por me bukur do dukej me një prerje mesatare dhe flokë paksa kaçurrela dhe te çrregullta.

Fytyre katrore: Për këtë lloj fytyre duhet një prerje e strukturuar mire, asimetrike por me vije ndarëse te drejte.

Fytyre hekzagonale (gjashtëkëndore) Prerja e flokëve duhet te jete e strukturuar dhe me volum ne te dyja anët. Balli duhet te jete i hapur. Shmangni prerjet gjeometrike te cilat do ua ashpërsonin pamjen.

Fytyre e gjate: E mira është qe fytyra te zgjerohet paksa me prerjeen e duhur.  Me e mira do ishte te mbanit flokë mesatare ose deri tek nofulla. Një balluke e shkurtër gjithashtu do dukej mire. Ne te kundërt shmangni flokët shume te gjate dhe shume te shkurtër.

Fytyre rrumbullake: Për një fytyre rrumbullake duhet një prerje voluminoze dhe me gjatësi poshtë faqeve. Balluket e gjata do ishin një tjetër zgjedhje e mire. Shmangni kaçurrelat e shumta dhe vijën ne mes.

Fytyre drejtkëndore: Për këtë lloj fytyre do duhej një prerje e strukturuar me volum deri tek nofullat dhe balluke deri tek vetullat. Nëse do mbani flokë te gjate duhet t’i shtrini here pas here.

Fytyre trekëndore “poshtë”: Kjo lloj fytyre ka karakteristike ballin e madh. Zgjidhni një prerje me balluke dhe volum qe te mbuloje ballin. Shmangu flokët shume te shkurtër ose te gjate dhe te shtrire.

Fytyre trekëndore “sipër”: Kjo lloj fytyre është me e rralle se te tjerat. Flokët e shkurtër duhen eliminuar me çdo kusht. Një prerje deri tek nofulla do ishte me e mira.