07:30 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Bëje ngjyrën që dëshiron dhe tonifiko trupin për 30 minuta, në shtëpi!

Pjesa më e madhe e grave e adhurojnë atë ngjyrën çokollatë të lehtë që merr trupi gjatë sezonit të plazhit. Megjithatë jo të gjithë kanë mundësinë që t’ia kushtojnë gjithë verën të qëndruarit në plazh, ndaj për këtë rast kemi një zgjidhje.

Gjithë ç’duhet të bëni është të aplikoni një skrab në gjithë trupin me vetëm dy përbërës: kafe dhe pak vaj ulliri. Procedura është e tillë: Hidhni një pako kafe në një enë më ujë të zierë dhe shtoni disa lugë vaj ulliri në mënyrë që të krijohet një si pastë. Bëni një dush të ngrohtë, më pas aplikoni skrabin në gjithë trupin dhe masazhojeni për 30 minuta.

Kafeja do të bëjë që lëkura t’ju duket në një ngjyrë kafe të artë. Në të njëjtën kohë, një përzierje e tillë largon lagështirën e tepër nga trupi duke e bërë siluetën të duket më e tonifikuar.