13:47 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / LB

Bekë Berisha: Arsyeja e largimit të pjesëtarëve të FSK-së kryesisht ekonomike

Komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Çështje të Sigurisë e Mbrojtjes.

Jashari dhe anëtarët e këtij komisioni pa praninë e mediave diskutuan për sfidat me të cilat po përballet FSK-ja, por takimi është zhvilluar pa praninë e mediave.

E pas takimit, kryetari Bekë Berisha, tha se është diskutuar edhe për largimin e pjesëtarëve nga FSK-ja, çka sipas tij është një prej shqetësimeve që kanë.

“Kemi folë për të gjitha edhe për sfidat që po përballet FSK-ja për të gjitha temat kemi folur, por aty ka gjëra që zakonisht e mbyllim komisionin sepse nuk janë për publikun, pagat, financimi i ushtrisë, trajnimet, armatimi, shumë gjëra. Edhe ky (largimi i pjesëtarëve të FSK-së është një ndër shqetësimet, janë edhe shkaqet, janë kryesisht ekonomike)”, tha Berisha