10:55 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / LB

Bekë Berisha flet rekrutimin e policëve të rinj, thotë se ata s’po konkurrojnë për Akademi të Shkencave

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka bërë thirrje që të hiqet ora policore.

Ora policore, sipas tij, nuk po ndihmon në zhdukjen dhe menaxhimin e pandemisë.

“Masat s’po i respekton askush. Të gjitha vendet në botë i kanë heq këto masa. Nuk ka nevoje në emër të masave, Policia gjithë ditën të ndal njerëz në rrugë”, ka thënë Berisha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Poashtu në fjalën e tij, ai ka ngritur edhe një shqetësim tjetër, që ka të bëjë me testet për rekrutimin e policëve të rinj.

Testet, sipas tij, kanë qenë jo adekuate për konkurrimin e tyre.

“Këta djem e vajza po konkurrojnë për polic, e jo për akademi të shkencave. Duhet hetohet dhe shikohet”, ka shtuar deputeti i AAK-së.

Një ditë më parë, Indeksonline ka raportuar për ankesat e disa kandidatëve sa i përket mbajtjes së këtij testi.