13:21 / E Martë, 19 Tetor 2021 / A. M.

Bekë Berisha i bindur: Fryma e ndryshimit është e madhe, LDK do ta humbë Istogun!

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të përballen në balotazh në komunën e Istogut.

Bekë Berisha i AAK-së ka paralajmëruar se do t’u bëjë ftesë gjitha subjekteve për ta rrëzuar Ilir Feratin e LDK-së.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se janë të bindur që në balotazhin e 14 nëntorit do të dalin fitues në bastionin e LDK-së.

“Mendojë se mbas një qeverisje të gjatë dhe të keqe të LDK-së, fryma e ndryshimit është më e madhe se ndonjëherë tjetër më parë. Ndryshimi ka 60 % të besimit. Ne balotazh do të fitoj ndryshimi dhe qytetaret”, është shprehur ai.

Kujtojmë së në zgjedhjet e 17 tetorit LDK-ja mori 7607 vota apo 40.91%, Bekë Berisha i AAK-së, 4947 vota apo 26.61%.

Kurse, Agron Avdijaj i LVV-së mori 4350 vota/23.29%. Ndërsa, Ali Nimanaj i PDK-së 1134 vota.