75 Mall Live Search
15:14 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / OSH

Bekë Berisha publikon një video, ku një 15 vjeçar rrahet brutalisht nga disa persona në shkollën “Hasan Prishtina”

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka publikuar një video të një 15 vjeçari, Alp Hasolli.

Në video, 15 vjeçari rrahet nga një grup i nxënësve , transmeton Indeksonline.

Sipas Berishës, Hasolli gjatë periudhës sa ishte karantina në gjithë Kosovën, ai ishte viktimë e bullizmit në rrjetet sociale.

Më poshtë keni postimin e plotë të Bekë Berishës:

STOP dhunes neper shkolla!

Alp Hasolli , 15 vjeqar, nxenes i shkolles Hasan Prishtina, ne Prishtine, i bullizuar sistematikisht nga bashkemoshataret, i rrahur disa here nga grupe te organizuara mbrenda e jashte shkolles. I etiketuar si problematik, i arrestuar tri here ku ka qene viktime e sulmit grupor nga grupe te organizuara.

Gjate periudhes se LOCKDOWN-it, ne platformat sociale, Alpi ka qene viktime e bullizmit nepermjet platformave sociale, ku i jane shperndare videot dhe fotografi/meme qe kane ndikuar qe bullizmi drejt tij te rritet ne permasa te medha.

Si reagim femiu eshte munduar t’i gjej format e zgjedhjes se problemit vet. Heren e pare ka qene viktime e rrahjes se organizuar me date 1 Mars ne afersi te shkolles fillore Hasan Prishtina ne Prishtine!

E njejta video eshte shperndare ne platforma sociale dhe i njejti eshte arrestuar per sulm!

Heren e dyte , nje femije e ka raportuar ne polici sepse Alpi paska thene “mos mu afroni se kam dicka ne cante” !

Me urdher te prokurores eshte derguar ne mbajtje dhe i eshte kontrolluar shtepia per arme.

Tashme keto video, paraqesin heren e trete, por rrahje te tilla ka pasur edhe me heret.

Kjo dukuri do te trajtohet seriozisht edhe në Komisionin per Siguri ne Kuvendin e Kosoves!

Vjollca Hoti, Stacioni i Jugut!

Sofie Bunjaku, drejtoreshe e shkolles!