20:21 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bekim Jashari e Ramiz Lladrovci darkojnë s’bashku

Kryetari i Komunës së Drenasit, ai i Skënderajt dhe i Klubit të Futbollit “Ferronikeli”, kanë darkuar së bashku.

Ramiz Lladrovci, Bekim Jashari dhe Naser Rama kanë biseduar së bashku për zhvillimin e Drenicës, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe zonat ekonomike.

Shkrimi i plotë i Lladrovvcit në Facebook:

Darkë e këndshme me miqtë e mi, Bekim Jashari dhe Naser Rama, kryetar
i KF Ferronikeli. Biseduam për zhvillimin e Drenicës, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe zonat ekonomike, mbrojtjen e ambientit e çështjet tjera me interes për Drenicën.

Po ashtu, na gëzon fakti se ekipet nga Drenica na përfaqësojnë shkëlqyeshëm në shumë sporte, në veçanti në futboll. Por, u pajtuam se mundemi më shumë. Drenica edhe në sport meriton më shumë!