14:23 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Bekim Jashari me disponim për punën që e pret në Skënderaj

Komuna e Skënderajt e cila ndër vite u udhëhoq nga Partia Demokratiket e Kosovës, saktësisht Sami Lushtaku në zgjedhjet e 22 tetorit nxori fitues kandidatin e vetëm, të pavarur Bekim Jashari.

Jashari në zgjedhjet e tetorit kandidoj i vetëm por që gjeti përkrahje nga shumë parti politike.

Nga rezultate e publikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Jashari arriti të marrë 85.66 përqind të votave teksa përqindja e votuesve që kishin dalë ta ushtrojnë të drejtën e tyre ishte 30.72%, prej 76 vendvotimeve sa ishin gjithsej.

Kjo komunë ka regjistruar 54.970 votues.

Pas afro një muaj nga dalja e rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e tanishëm të komunës së Skënderajt, i cili si në shaka ka deklaruar se ende nuk ka filluar punën udhëheqëse.

“Hahaha, ende nuk kam filluar punën”, ka thënë Jashari.

Ai ndër të tjerash është pyetur se është duke hasur në problem pasi nuk ka asnjë asamblistë nga qëndrimi i tij politik, pasi ishte kandidat i pavarur, Jashari ka thënë se nuk beson as që do të ketë ndonjë problem të ngjashëm.

“Nuk kam dhe nuk besoj që do të kem as më të voglin problem as pasi të fillojë punën” ,ka thënë ai.

Ndryshe një ditë pas publikimit të rezultateve, Jashari kishte shkruar se që nga nesër fillon koha për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të Skënderajt; për të ndërtuar transparencën dhe llogaridhënien në qeverisje dhe për t’i rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar prosperitetin./Indeksonline/