17:12 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bekim Jashari reagon pas skandalit të Fjolla Morinës në koncertin e mbrëmshëm në Skënderaj

Koncerti i cili u mbajt mbrëmë në Skënderaj në kuadër të manifestimeve për diasporën ka bërë buj të madhe.

Ishte performanca e Fjolla Morinës ajo që bëri zhurmë të madhe, veshja e saj dhe vallzimi provokuese u konsiderua skandaloze dhe pati reagime të shumta, shkruan Indeksonline.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari përmes një statusi në ‘Facebook’.

Ai ka thënë se i vjen mirë që mediat kanë shkruar dhe kanë zgjuar kureshtjen ndaj qytetit të Skënderajt edhe pse kjo u bë përmes Fjolla Morinës.

Statusi i tij i plotë:

Për herë të parë po ndodhë manifestimi “60 ditë – 60 aktivitete”, për diasporën, dhe disa prej ngjarjeve të organizuara deri më tani kanë qenë: sofra tradicionale (dy të tilla; në Skenderaj dhe Runik), panairi i veshjeve tradicionale, mini-kuizi, vizitë monumenteve tradicionale dhe të tjera aktivitete që do të zhvillohen ditë në vazhdim.

Ideja dhe i gjithë organizimi i aktiviteteve është i Qendrës Rinore Publike, me mbështetje të biznesve lokale, dhe i përkrahur nga unë si kryetar i Komunës.

Sa i përket paraqitjes skenike të Fjolla Morinës, mbrëmë, është përgjegjësi e këngëtarëve dhe më vjen mirë nga ju media që nëpërmjet kësaj këngëtareje (mbase ka dashur ta imitojë Rita Orën, e që këtë mund ta vlerësojë publiku), t’u zgjohet kureshtja dhe të shkruani e të raportoni për aktivitetet që po ndodhin në Skenderaj.

Shpresoj të keni interesim edhe për organizimet tjera në vazhdim.

Sa i takon mbrëmjes së sotme, në Sheshin tonë “Adem Jashari”, do të këndojë Leotrim Gashi.

Se si do të paraqitet ai para publikut, është përgjegjësi e tij.
Faleminderit të gjithëve!