23:59 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Belegu: Albin Kurti nuk e konsideron Enver Hoxhën figurë të keqe shqiptare

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Erolld Belegu e ka kritikuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për deklaratën e bërë në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Kurtit iu kërkua që të zgjidhte tri figurat më negative të popullit shqiptar, shkruan IndeksOnline.

Ai zgjodhi, Esat Pashën, Rrahman Morinën dhe la të aludoj për presidentin Hashim Thaçi.

Belegu me një postim në Facebook tha se edhe pse Kurtit iu deshën pesë minuta për të menduar figurat më të këqija të historisë shqiptare, ai nuk e përmendi diktatorin, Enverë Hoxha.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Erolld Belegut:

Iu deshën 5 minuta për të menduar e për t’i thënë tri figurat më të këqija të historisë shqiptare dhe as ato nuk i mjaftuan Albinit për t’iu kujtuar e për ta përmendur diktatorin famëkeq që vrau dhe persekutoi shqiptarët, Enver Hoxha. Dhe kur ju thashë para disa dite se për idetë e tij, siç është shërbimi i obligueshëm ushtarak, inspirohen nga xhaxhi, çkasmos komentuan (sigurisht, përveç argumenteve).