13:14 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Belegu-Hotit: Sigurisht që kufijtë janë të paprekshëm, pasi i mbron burrështetasi Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Erolld Belegu i është kundërpërgjigjur Avudallah Hotit nga LDK, i cili në një deklaratë ka thënë se, zgjedhje s’janë për kufijtë por për ndaljen e keqpërdorimit të buxhetit.

Belegu përmes një postimi në facebook ka thënë se kufijtë janë të paprekshëm, pasi ato i mbron burrështetasi Ramush Haradinaj! E për këtë temë, më së paku ka të drejtë të flasë Avdulllah Hoti.

Ja postimi i plotë:

Sigurisht që kufijtë janë të paprekshëm, pasi ato i mbron burrështetasi Ramush Haradinaj! E për këtë temë, më së paku ka të drejtë të flasë Avdulllah Hoti dhe partia që ai e përfaqëson, e cila nuk mbahet mend për asnjë “sukses” tjetër pos që e ka bërë president Hashim Thaçin, që sot po i prin pazareve për territorin e Kosovës. Një “sukses” tjetër ishte edhe nënshkrimi i asociacionit, që përveç që e minon shtetësinë e Kosovës, në fund doli të jetë edhe antikushtetues!

Sa i përket buxhetit, Kosova kurrë nuk ka pasur buxhet më të madh. Në Kosovë, pas vendimit të taksës 100%, përveç mbrojtjes së sovranitetit, janë mbrojtur edhe prodhuesit vendorë e janë hapur vende pune në fabrikat tona prodhuese. Andaj po, patjetër, këto zgjedhje janë referendum. Referendum për Kosovën shtet në kufijtë ekzistues, për Kosovën që e mban taksën deri në njohje e për Kosovën që mbron e ndihmon prodhuesin vendor dhe rrit zhvillimin ekonomik.