09:00 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Belegu me fjalë emocionuese pas vdekjes së Gazmend Sinanit

Ish-kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ka reaguar pas vdekjes tragjike të basketbollistit kosovar, Gazmend Sinani.

“Ah bre Gazi! Ngushellime familjes Sinani!”, ka shkruar Belegu në postimin e tij në Facebook, duke ia bashkëngjitur edhe njoftimin e federatës për vdekjen e Sinanit, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Sinani u nda nga jeta në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në një aksident rrugor në Gjakovë, ku të lënduar kanë mbetur edhe lojtarë dhe pjesëtarë të tjerë të përfaqësueses së Kosovës.

Vdes në aksident basketbollisti Sinani, të lënduar edhe vëllezërit Rugova