23:21 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Këshilltari i Haradinajt paralajmëron një datë të mirë për Kosovën [Foto]

Erolld Belegu, Këshilltari i Kryeministrit të Republikës , Ramush Haradinajt ka parashikuar se gjatë ditëve në vijim diçka e mirë do të ndodhë në vendin tonë.

Belegu ka postuar një fotografi në rrjetin social në “Facebook” ku shihet të ketë qenë me disponim shumë të mirë, transmeton Indeksonline.

“Po me doket ka me ndodhë diçka mirë me 14 mars”, ka shkruar Belegu në Facebook.

Ndryshe, vlen të përmendim faktin se çështja e  demarkacionit mes Kosovës dhe  Malit të Zi pothuajse se ka përfunduar pasi që shumë zyrtarë të koalicionit qeverisë kanë dhënë sinjale pozitive që kjo marrëveshje do  të ratifikohet këtë javë në legjislativ./Indeksonline/