22:13 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Belegu: Taksa ka fuqizu prodhuesit, ua ka hapë sytë edhe qytetarëve për produkte vendore

Kandidati për deputet nga AAK, Erolld Belegu ka thënë se taksa ka ndikuar tek prodhuesit vendor.

Ai në emisionin ‘Pressing’ në T7 ka thënë se taksa ndaj produkteve të Serbisë I ka bërë gjithashtu qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte vendore, transmeton Indeksonline.

“Taksa ka pasur një zhvillim tek prodhuesit vendor, tek prodhimi e shitja. Taksa  n a ka jep shkollë krejtve, ia ka hapë sytë konsumatorit që të konsumoj produktet vendore. Pastaj vendosja e flamujve, e ka fuqizu edhe më shumë. Taksa ka ndiku që kompanitë tona me fitu, me rritë prodhimin edhe shitjen”, ka thënë Belegu.

Ai ka shtuar se programi i partisë ku bënë pjesë është krijimi i Fondit Zhvillimor që do të mbështesë bizneset.

“Taksa ma vonë do të heqet dhe kompanitë tona përseri do të jënë në treg dhe përseri produktet e Serbisë do të vijnë në tregon e Kosovës. Dhe ky fond do t’I ndihmoj bizneset”, ka shtuar ai.

Belegu ka theksuar  se duhet të krijohet edhe fondi i sigurimeve sociale, për të penguar ikjen e rinisë.

“Të këtë kartëlë të sigurimit secili. Kjo do ta rregulloj pastaj edhe sigurimin shëndetësor”, ka shtuar ai./Indeksonline/