12:58 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Belgjika me rregulla të reja kundër Covid, ndalohet udhëtimi deri më 1 mars, por ka përjashtim për…

Ambasada e Republikës së Kosovës, në Bruksel, ka njoftuar se duke filluar që nga sot, Belgjika ka një seri rregullash të reja për të luftuar koronavirusin.

Udhëtimet jo esenciale ndalohen përkohësisht nga e mërkura, më 27 janar deri më 1 mars, për udhëtimet si në… dhe nga Belgjika. Përjashtimet do të jenë të mundshme vetëm për 6 arsye profesionale dhe familjare.

Ato përfshijnë udhëtimet për biznes, për arsye huminatre, për studime dhe disa të tjera.

Po ashtu në këtë njoftim bëhet e ditur për mënyrën e karantinimit dhe kjo se në çfarë rastesh duhen testet e Covidit.

Njoftimi i plotë: