22:55 / E Diele, 27 Qershor 2021 / C E

Belgjika në çerekfinale, eliminon kampionët në fuqi

Belgjika ka kaluar në çerekfinale të Euro 2020.

Belgët në ndeshjen e 1/8 kanë mposhtur Portugalinë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Thorgan Hazard në minutën e 42-të.

Portugezët patën disa mundësi në fund të ndeshjes por që nuk arritën t’i shfrytëzonin.

Në çerekfinale, Belgjika do të luaj me Italinë. /IndeksOnline/