07:29 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / OSH

Belgjika së shpejti me vetëm 4 ditë pune në javë

Në Belgjikë, ndoshta së shpejti java e punës do jetë vetëm 4 ditë!

Belgjika së shpejti mund të kalojë në një javë pune katër-ditore, me një njoftim të mundshëm këtë fundjavë, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë për Euronews Next.

Të enjten, ditën e sotme, një zëdhënës i ekonomisë belge dhe i ministrit të punës, Pierre-Yves Dermagne, tha për Euronews Next se propozimet “aktualisht po diskutohen brenda qeverisë federale belge” si pjesë e një programi më të gjerë të reformave të tregut të punës.
“Më shumë qartësi duhet të sigurohet të dielën ose të hënën në lidhje me propozimin,” thanë ata.

Dermagne e konsideron javën e punës katër-ditore një “çështje themelore” pasi pandemia Covid-19 ndezi ndryshime të mëdha në situatat e punës të shumë njerëzve, tha zëdhënësi.

Sipas pikëpamjes së Dermagne, legjislacioni i ri që rregullon një javë katër-ditore duhet të përmbajë gjithashtu dispozita për një ligj “të drejtë për shkëputje”, si dhe rregulla për regjistrimin e kohës së punës, tha zëdhënësi.

Pasi të angazhohet për propozimin, qeveria federale e Belgjikës do të përpunojë detajet e kalimit në një javë katër-ditore në bashkëpunim me përfaqësuesit e industrisë dhe sindikatave.

Ky proces mund të zgjasë të paktën gjashtë muaj, vlerësoi zëdhënësi, para se të fillojë procesi politik i kalimit të propozimit në ligj.

Gjithashtu u tha se qeveria “nuk ka ndërmend” të bëjë një javë katër-ditore të detyrueshme.

Sipas Will Stronge, ekspert politik, “këto do të jenë vetëm orare më të ngjeshura, pra jo një javë pune më e shkurtër.”

“Kjo do të thotë që çdo rritje e produktivitetit do të jetë minimale, pasi punëtorët do të jenë po aq, në mos më shumë, të lodhur”, shton ai.

Të gjitha partitë qeverisëse mbështesin propozimin, raportom VTM. Sidoqoftë, shumë politikanë u shprehën se “në parim ne po mendojmë një zgjidhje për t’i liruar punonjësit, por sigurisht vendimi u takon atyre”. E gjitha ka të bëjë me mënyrën e si njerëzit do organizojnë ditën dhe si do vendosin të përshtaten.