20:42 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Bellingham fantastik, Dortmund fiton ndaj Besiktas

Skuadra e Dortmund ka fituar ndeshjen e parë të grupeve në udhëtim ndaj ekipit turk Besiktas, me rezultat 1-2, transmeton Indeksonline.

Në një ndeshje të hapur në Vodafone Park, Besiktas nuk arriti të shënojë fitore për t’i gëzuar tifozët të cilët për gjatë 90 minutave kanë qenë në krye të detyrës.

Sfidën e hapi super talenti Jude Bellingham në minutën e 20, pas asistimit të belgut Meunier. Ndrësa në minutën e tretë të lojës shtesë në pjesën e parë, këtë herë Bellingham asistoi për Haaland, i cili nuk mund të mungojë në listën e golashënuesve.

Ajo që Besiktas arriti të bëjë ishte goli i Montero në minutën e 94, i cili vlen vetëm për statistka.