15:58 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Bellingham në Real Madrid, punë e kryer, detaje nga oferta e parezistueshme

Lojtari i Dortmundit, Jude Bellingham, si duket ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e tij.

Sipas gazetarit David Ornstein, tarifa për Jude Bellingham në Real Madrid është mbi 100 milionë euro dhe është ndër marrëveshjet më të mëdha në historinë e të dy klubeve, transmeton IndeksOnline.

Lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim përpara se të përfundojë transferimin.

Me kontratë 6-vjeçare, kjo pritet të zyrtarizohet në orët në vijim. /IndeksOnline/