08:43 / E Premte, 19 Gusht 2022 / B O

Belotti në fundjavë bëhet lojtar i ri i skuadrës së njohur italiane

Andrea Belotti shpreson të mbyllë odisenë e tij të papunë deri në fundjavë. Presioni i fortë i Mourinhos bëri që lojtari të presë drejt një marrëveshje që po sheh fundin.

Roma është pajtuar me kushtet personale me lojtarin, por po pret të bëj dy shitje në sulm për t’i liruar vendin Belottit.

Janë dy tavolina të hapura, shitja e Kluivert te Fulham, dhe e Felix te Cremonese, para se reprezentuesi italian të jetë zyrtarisht “giallorossi”.

Një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 2.8 milionë euro në sezon plus bonuse është gati për të./Indeksonline/