Ben Meir: Kosova padrejtësisht pa viza, mos u çudisni me rritjen e agjendës djallëzore të Erdoganit
Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që njëkohësisht është njohës i rrethanave politike në Kosovë, po thotë se mosliberalizimi i vizave mund të ndikojë negativisht edhe në aspekte tjera në vend.
Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir ka thënë se ani pse Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE, asaj sërish po i cënohet e drejta për liberalizimin e vizave.
Despite meeting all the EU requirements, #Kosovo is still denied visa liberalization—the only country isolated in the #Balkans. Don’t be surprised with the rapid spread of #Erdogan’s sinister agenda to influence the country solely for his benefit. pic.twitter.com/V8qDucSmRv
— AlonBenMeir (@AlonBenMeir) January 9, 2020
Si një shtet i vetëm i izoluar në Ballkan, Ben Meir thotë se s’duhet të jemi të surprizuar me rritjen e axhendës së presidentit turk, Tayip Erdogan në Kosovë.
Sipas tij, kjo bëhet me qëllim të përfitimeve personale dhe shtetërore.
“Ani pse i kanë përmbushu të gjitha kushtet e BE-së. Kosova ende nuk e ka liberalizimin e vizave – shteti i vetëm i izoluar në Ballkan. Mos u habisni pastaj me rritjen e agjendës djallëzore të Erdoganit për të ndikuar në këtë shtet për interesa të tij personale”, ka shkruar Ben Meir në Twitter.