07:51 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Bën seks me ish-kolegun, sepse seksi me të dashurin është “veç OK”

Rrëfimi:

Një djalë me të cilin punova para një viti, ishte në tavolinë bashkë me kolegët e mi të punës. Ai është 34 vjeçar dhe ka dy fëmijë, kurse unë 28.

Sa punonim bashkë, flirtonim por asgjë më shumë, transmeton Indeksonline. Atë natë ai më pyeti nëse mund ta shoqëroja me makinë ngase unë s`kisha pirë.

Ai më pyeti nëse e kisha bezdi të kaloja edhe pak kohë me të. Kështu u kthyem tek shtëpia ime për disa pije të tjera.

Posa hymë brenda, ai më mbërtheu. Nuk e ndala dhe përfunduam duke bërë seksin më të çmendur, transmeton Indeksonline.

Pas kësaj u ndjeva keq sepse nuk dua ta prishë një familje.

Ai vazhdoi të më shkruante që nga ajo natë, por unë tash kam një partner të ri dhe nuk dua ta lëndoj anipse seksi me të nuk është kushedi sa, është OK.

Dua vërtetë ta takoj atë sërish por nuk di nëse mund ta bartë fajin e tradhëtisë ndaj të dashurit aktual.

Përgjigja e psikologes:

Ish-kolegu juaj duket se i ka disa çështje me gruan e tij dhe krejt çka ai të ofron, është seksi, transmeton Indeksonline. Ai po kalon kohën më të mirë me këtë gjë dhe një ditë ti mund të ndjehesh e shfrytëzuar.

Në anën tjetër, ti mund të ndërtosh një jetë më të mirë seksuale me partnerin të cilin e do. Kjo ish-lidhje e jotja ka treguar se ti me të dashurin duhet të punoni për t`i ndryshuar gjërat. Duhet t`ia bëni me dije atij se çka ju dëshironi./Indeksonline/

Temat: