09:02 / E Enjte, 23 Nëntor 2023 / L K

Bën vetvrasje sportistja e njohur suedeze, vetëm 21 vjeçare

Tragjedi në sportin e Trail Running. Suedezja Emilia Brangefält, vetëm 21 vjeçe, ka kryer vetëvrasje. Brangefält, e bronztë në ‘Short Trail’ të Kupës së Botës 2022 në Tajlandë dhe e pesta në Botë në garën e Austrisë këtë vit.

Në garat e fundit, atletja nuk kishte mundur të vraponte muajt e fundit sepse rrahjet e saj të zemrës ishin shumë të larta ( 120- 150 ppm në pushim).

Përkeqsimin e gjendjes shëndetësore ajo e kishte përjetuar rëndë.

“Trupi im është super i stresuar pavarësisht dashurisë që i kam dhënë muajt e fundit. Jam e trishtuar sepse vrapimi dhe stërvitja do të thotë shumë për mua. Ndoshta një ditë do të kthehem. Ose nuk do të kthehem. Shpresoj që trupi im të shërohet nga kjo” kishte shkruar atletja në një postim.

Edhe pse Brangefält i dha fund jetës më 13 nëntor, nuk u bë publike deri sot./Indeksonline/