23:23 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / Gj. Sh

Benfica e fortë pë Juventusin, e mposht në Torino

Juventusi ka pësuar humbje në shtëpi nga skuadra e Benficas.

Bardhëzinjët u mposhtën me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Arkadiusz Milik kaloi Juventusin në epërsi qysh në minutën e 4-të të ndeshjes.

Benfica barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë me anë të Joao Marios në minutën e 43-të.

Portugezi u tregua i sakt nga pika e bardhë.

David Neres përmbysi rezultatin në minutën e 55-të.

Me këtë humbje, Juventus mbetet pa pikë në dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve teksa do të luajë kundër skuadrës së Maccabi Haiffas në dy ndeshjet e ardhshme.

Benfica që ka marrë 6 pikë nga dy ndeshjet e para do të luajë me Paris Saint – Germain që po ashtu kanë fituar dy ndeshjet e para. /IndeksOnline/