07:55 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bëni flokët kaçurrela me ndihmën e një bluze

Flokët kaçurrela janë mënyra më e lehtë për tu dukur sa më bukur.

Teknikën që do tju tregojmë më poshtë, do të ju lërë me gojë hapur.

Laki flokët si zakonisht, pastaj thajini me peshqir.

Më pas merreni një maicë, pëshqir me mikrofibra ose bluzë pambuku më mëngë të gjata dhe shtrojeni në tavolinë.

Tani ulni kokën dhe shtrini flokët mbi bluzë dhe me disa anë të rrotullimeve si karamelet, mbështillni gjithë flokët.

Mbani për disa orë dhe më pas hiqni bluzën.

Thani kokën në temperaturë ambienti, dhe rezultati do të ju habisë./Indeksonline/