10:04 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Bëni kujdes me shpërndarjen e fletushkave, nga sot gjobiten me 90 euro

Çdo kompani që do të vazhdojë të shpërndajë fletushka do të gjobitet dhe ky vendim hy në fuqi që prej sot.

Gjoba për këtë veprim është hiç më pak se 90 euro.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar dje se që prej sot nuk do të lejohet që asnjë biznes të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive apo vendet ë tjera, shkruan Indeksonline.

 “Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, tha Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

E ditë më parë vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se ky vendim në fjalë është ndërmarrë në mënyrë që të ruhet ambienti./Indeksonline/