14:08 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Bëni scrub, pastron fytyrën dhe i jep shkëlqim

Lëkurat e thata dhe të yndyrshme janë më problematike se sa lëkura normale, andaj dhe duan kujdes të shtuar.

Scrub është mjaft i rekomanduar dhe ndihmon në kujdesin e fytyrës – në veçanti atyre të thata.

Pasi ta keni pastruar fytyrën mund të bëni scrub. Në mënyrë që ajo të jetë sa më e gatshme për t’u pastruar nga pikat e zeza dhe njollat, duhet të jetë pastruar më parë nga shtresa e qelizave të vdekura që e pengojnë lëkurën për proçeset e tjera të pastrimit dhe ushqyerjes.

Scrub duhet të bëhet 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme, 2 herë në javë për lëkurat e thata, 1 herë në javë për lëkurat normale. Eliminon toksinat nga lëkura, qelizat e vdekura dhe papastertitë e sipërfaqshme, të cilat e bëjnë lëkurën të duket pa jetë, e vrazhdë dhe e plakur. Përvec kësaj, qelizat e vdekura bllokojnë poret duke mos e lënë atë të ajroset siç duhet, madje as të lahet siç duhet me sapun. Pra është një hap i domosdoshëm. Pasi është hequr shtresa me qeliza të vdekura, lëkura është më e gatshme të pastrohet dhe ushqehet në thellësi.

Ju rekomandojmë scrub 100% natyrale me lajthi dhe bajame të grira.