12:30 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

Beniada mendon se ‘flirti’ Jori-Luiz është më shumë punë TikTok-u

Beniada, e ftuar në “Fun Club” ka folur edhe një herë mbi marrëdhënien e Jorit dhe Luizit, që shpeshherë është konsideruar si një flirt mes dy banorëve.
 
“Unë po shoh se nuk po flirtojnë fare. Këtë pjesën e flirtimeve e bën më shumë TikTok-u, muzikat (këngët) e dashurisë që bëjnë të duket sikur mes tyre ka diçka. Realisht, unë shoh një shoqëri shumë të bukur. E njoh Jorin shumë mirë dhe e di që ajo është një vajzë që nuk futet kurrë mes çifteve. Më ka thënë gjithmonë “Beniada nuk dua t’i di gjërat, dua të hyj aty brenda dhe t’i krijoj vetë përshtypjet e mia”, tha Beniada, duke treguar edhe se i ka dhënë këshilla të përgjithshme mikes së saj.
 
Ajo ka dhënë mendimin e saj edhe për hyrjet e reja në “BBVA” duke treguar se tani i duket sikur “Big Brother VIP” ka filluar nga e para. “Më në fund, çik diell te shtëpia. Me hyrjen e Jorit dhe banorëve të tjerë, ka ndryshuar loja. Për mendimin tim, ka filluar nga e para “Big Brother”, u shpreh ajo.

Beniada ka folur edhe më parë për marrëdhënien e Jorit dhe Luizit, duke thënë: “Po shikoja edhe unë në TikTok se si Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha: ‘Ky trëndafili ka parfumin e Kiarës’. Tani, se ç’po bën, nuk e di. Përtej shakave, nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, absolutisht. Koha do ta tregojë se është një vajzë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”.