13:31 / E Hënë, 21 Shkurt 2022 / AR

Beniada merr vendimin e madh, tregon se ku do të jetojë pas përfundimit të ‘BBV’

Modelja e famshme shqiptare, Beniada Nishani, pas përfundimit të ‘BBV’, ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Ajo ka marrë vendimin e madh, të cilin e prisnin të gjithë fansat e saj, shkruan Indeksonline.

Në pyetjen se ku do të jetojë pas përfundimit të emisionit, ajo u shpreh se nëse projektet e planifikuara shkojnë siç duhet do të jetojë në Shqipëri.

“Shumë e lumtur të them që nëse gjërat shkojnë siç kam menduar, me projektet që më kanë ofruar n dua të jetoj në Shqipëri”, shkroi Beniada./Indeksonline/