12:30 / E Premte, 23 Shtator 2022 / A. M.

Beniada shfaqet krah mashkullit misterioz në Milano

Deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, u komentua gjatë në rrjet teksa tha se  “Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”.

Modelja duket se e ka konfirmuar dhe ka publikuar disa minuta më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.

Megjithatë, një detaj që modelja ka zbuluar në postimin e saj është vendndodhja, që është pikërisht në Milano, Itali.