00:05 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Benitez flet për “armikun” Mourinho: Respekt për të, por frikësohem nga këta tre futbollistë

Rafa Benitez do të ketë edhe një përballje në karrierë ndaj homologut më të urryer të tij, Jose Mourinho. Marrëdhëniet e dy trajnerëve janë ndër vite të komplikuara për shkak të përballjeve që kishin dikur në Premierligë.

Por, Rafa është treguar i matur para përballjen me portugezin.

“Është një trajner i madh, kam respekt për të. Por, nuk jam shumë i shqetësuar për të, sa jam për tre futbollistët e tij, Lukaku, Mata dhe Rashford. Këta tre futbollistë duan një moment në lojë për ta vendosur ndeshjen” ka thënë Benitez./Indeksonline/