11:08 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Benitez: Qëndroj me një kusht

Trajnerit Rafa Benitez në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Newcastle United.

Spanjolli ende nuk ka vendosur zyrtarisht a do të qëndroj apo do të largohet, megjithatë mediumet angleze kanë raportuar që ai ka plan të mbetet në “St. James Park”.

Sipas raportimeve në Ishull, Benitez i’a ka bërë të qartë kryesisë së Neëcastle United që vetëm me një kusht do të mbetet trajner.

59 vjeçari kërkon që të transferoj 6 futbollistë në afatin kalimtar të verës. /Indeksonline/