75 Mall Live Search
09:37 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Benitez zbulon çfarë iu tha lojtarëve pas pjesës së parë në finalen e vitit 2005

Finalja e Stambollit e vitit 2005 në mes të Milanit dhe Liverpoolit nuk do të harrohet gjatë, ku konsiderohet si më emocionuesja në histori të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Rafael Benitez ka zbuluar atë që iu ka thënë lojtarëve të tij gjatë pushimit të pjesëve kur rezultati ishte 3-0 në favor të Milanit.

Tani ish drejtuesi i Liverpoolit ka zbuluar gjithçka rreth lojës dhe atë që ai kishte për të bërë në pushim për të rikthyer skuadrën e tij të demoralizuar përsëri në rrugën e duhur.

“Ne ishim duke humbur 2-0 dhe pranuam një gol të tretë pak para pushimit”, ka thënë Benitez për Marca.

“Në atë moment duhet të përpiqesh të rimarrësh dhe të motivosh lojtarët … në anglisht. Kjo ishte vështirësia më e madhe që kisha”, shtoi ai.

“Ajo që thashë, në thelb ishte:” Nuk kemi asgjë për të humbur, ka 45 minuta për të provuar të ndryshojmë gjërat dhe, nëse shënojmë një gol, ne do të hyjmë në lojë”, përfundoi trajneri.

Liverpooli arriti të barazoj rezultatin dhe më pas triumfoi pas ekzekutimit të penalltive. /IndeksOnline/