19:00 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Benitez vizitohet në stërvitje nga njëri prej heronjve të finales së Stambollit

Rafael Benitez ka marrë një vizitë surprizë në stërvitjen e sotme. Trajneri i madh spanjoll është vizituar nga ish mbrojtësi i Liverpoolit, Djimy Traore.

Mbrojtësi i krahut ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit në finalen më të madhe në histori të futbollit, asaj të Stambollit ndaj Milanit në Champions League.

Traore që tani është ndihmëstrajner te skuadra amerikane, Seatle ka vendosur të shoh nga afër punën që po bën ish trajneri i tij, Rafa Benitez.

Nga afër, ai ka përcjellur tërë seancën e Newcastle para ndeshjes të kësaj jave ndaj Wolves./Indeksonline/

Temat: