14:22 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bennacer arrin në Milano, po i kryen testet mjekësore

Futbollisti më i mirë i Kupës së Afrikës ka arritur në Milano për të kompletuar transferimin te Rosonerët.

Ismael Bennacer po qëndron në klinikën e Milanit ku po kryen testet mjekësore para se të nënshkruaj kontratën.

Mesfushori algjerian që fitoi Kupën e Afrikës me Kombëtaren transferohet nga Empoli për 16 milionë euro.

Futbollisti do të ketë një pagë prej 1.5 milionë euro në sezon. /IndeksOnline/