23:22 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

“Bënte zhurmë”, vogëlushi 3-vjeçar shtypet për vdekje nga i dashuri i të ëmës

Një djalë trevjeçar është shtypur për vdekje nga i dashuri i nënës së tij. Sipas raportimeve të mediave britanike, Stephen Waterson e shtypi djalin e vogël të të dashurës së tij, Alfie si ndëshkim ngaqë i vogli, sipas j, ishte i zhurmshëm. Ai e kishte vendosur fëmijën poshtë në pjesën e pasagjerit mbrapa dhe e kishte shtyrë sediljen e tij në mënyrë që ta pushonte djalin që po qante. 25-vjeçari e shtyu dy herë sediljen e j ndaj trevjeçarit dhe e mbaj ashtu derisa ky i fundit ra në heshtje dhe më pas filloi të bënte zhurma mbytjeje.

Alfie i vogël u “shtrydh” dhe u mbyt poshtë sediljes së shoferit dhe ndërroi jetë tre ditë pasi kishte kaluar një arrest kardiak në shtëpinë e çiit në jug të Londrës. Prokurorët deklaruan se i vogli thërriste të ëmën ndërkohë që Stephen e shtypte me sedilje. Gjatë kohës që djali u torturua, e ëma, Adrian Hoare ndodhej në makinë me të.