18:41 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bentley “afër katastrofës” shkaku i standarteve të reja ekologjike

Bentley i është bashkuar listës së prodhuesve të goditur rëndë nga futja e rregullave të reja të testimit të automjeteve të harmonizuara në botë (WLTP).

Duke folur për Automotive News Europe, drejtori ekzekutiv i Bentley, Adrian Hallmark, tha se futja e një protokolli të ri testimi më të rreptë ishte “afër katastrofës” për Bentleyn.

Holmark pranoi se Bentley reagoi shumë ngadalë ndaj situatës dhe shtrirjes së standardeve me protokollin WLTP që hyri në fuqi më 1 shtator.

Sipas analizës së revistës Automotive, Bentley pësoi një humbje prej 155 milionë dollarësh në nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ajo regjistroi fitim.

Shitjet ranë me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë 2017, me 6.643 njësi bazuar në të dhënat e kompanisë. Reagimi i ngadalshëm i Bentley për t’u përshtatur me protokollin WLTP shtyu nisjen e versionit hibrid Bentayge, kështu që u zgjodh një fokus në modelet më popullore. Versioni hibrid i SUV i parë Bentley arrin në mars. /IndeksOnline/

Temat: