12:58 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bentley nis prodhimin e Flying Spur-it, makinë e fuqishme me nivel të lartë

Ka nisur prodhimi i këtij modeli me 626 kuaj fuqi, që blerësve do t’u dërgohet gjatë vitit të ardhshëm

Si një makinë shumë e rëndësishme për Bentley, “Flying Spuri” i ri ka kaluar më se një milion kilometra, në mënyrë që të arrihet balanca midis fuqive dhe nivelit të luksit, që e ka mjaft të lart.

Brenda makinës është motori me 6.0 litra VV12, që prodhon 626 kuaj fuqi, derisa sistemi i lëvizjes me shkathtësi, ofron një ngasje shumë të këndshme.

Pas katër muajsh që kur është shfaqur për herë të parë, Bentley, ka nisur prodhimin e kësaj makine, që në fillim të vitit të ardhshëm, do t’u dërgohet blerësve që kanë kryer para porositë.

Dukja e “Flying Spur”it të ri, nuk dallon shumë prej modelit të shfaqur më herët, pasi ka dalë prej prodhimit me po të njëjta linjat, që kanë përfundime shumë të kujdesshme.

Në mënyrë që të përfundohet ën këtë formë, në secilin Bentley Flying Spur kanë punuar rreth 200 punëtorë në 84 faza të ndryshme, për të qenë një veturë sa më e mirë.