11:10 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Benzema i ‘dashuruar’ pas Lyonit: Do të kthehet një ditë…

Karim Benzema e do rikthimin në ish-skuadrën e tij, Lyon.

Sulmuesi i Real Madridit ka kontratë me këtë të fundit deri në vitin 2022, por të ardhmen duket se nuk e sheh në ‘Santiago’.

Karim Djaziri nuk është agjenti kryesor i Benzema-s, por ai ka marrëdhënia tejet të mira me futbollistin 33-vjeçar.

Ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka treguar se Benzema dëshiron kthimin në Lyon.

“Karim Benzema në Lyon? Po, unë mendoj se me të vërtetë ai e dëshiron kthimin. Ai flet rregullisht me mua. Ëndrra e tij është që një ditë të rikthehet te Lyoni”, ka thënë Djaziri.

Sipas Djaziri-t, Benzema nuk dëshiron të kthehet te Lyoni kur t’i përfundoj karriera, por dëshiron kthimin aty sa të jetë në formë.

Benzema sa ishte në Lyon gjatë vitit 2005/09 bëri afro 150 ndeshje dhe shënoi 66 gola./IndeksOnline/