20:49 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Benzema i padobishëm tashmë, Reali pranë transferimit të bomberit argjentinas

Real Madridi është afër ta kompletojë transferimin e sulmuesit argjentinas, Exequiel Palacios nga River Plate.

Mesfushori i talentuar, i cili ka shkëlqyer nën urdhrat e Marcelo Gallardo në River, ka marrë vëmendjen e disa klubeve evropiane.

Megjithatë, duket se Real Madridi e ka fituar garën për transferimin e tij për shumën e 20 milionë eurove, transmeton IndeksOnline.

Kjo është bërë e ditur në Buenos Aires të hënën, konkertisht nga TyC Sports, gazetë e cila raporton se lojtari mund të arrijë në Madrid në korrik të vitit 2019.

Kështu, Palacios do të mund të stërvitet me klubin në përgatitjet para-sezonale pasi ta përfundojë kampanjën në Copa Libertarores.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, atëherë marrëveshja do të finalizohet në dhjetor./IndeksOnline/

Exequiel Palacios