23:48 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Benzema ka shënuar ndaj të gjitha skuadrave të La ligas, me të cilat është përballur

Dy golat e shënuar nga Karim Benzema gjatë fitores së sotme, 4-1 ndaj Leganesit ishin të parët ndaj skuadrës nga jugu i Madridit.

Pasi shënoi ndaj tyre, francezi tani mund të thotë se ka shënuar së paku njëherë ndaj 33 skuadrave të La Ligas, me të cilat është përballur.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit këtë verë, sulmuesi francez ka treguar formë të lartë këtë fillim sezoni, transmeton Indeksonline.

Në sfidën e ardhshme, Real Madridi do të përballet me Huescan, e cila do të jetë skuadra e 34-t, me të cilën Benzema do të përballet.

Golat e Benzemas ndaj të gjithëve skuadrave të La Ligas:

Granada | 10 gola
Getafe | 8
Malaga | 8
Athletic | 8
Betis | 7
Rayo Vallecano | 7
Sevilla | 6
Barcelona | 6
Real Sociedad | 6
Deportivo | 5
Valencia | 4
Espanyol | 4
Racing | 4
Osasuna | 4
Villarreal | 4
Almería | 4
Mallorca | 3
Eibar | 3
Atletico | 3
Sporting Gijon | 3
Tenerife | 2
Hercules | 2
Celta | 2
Valladolid | 2
Alaves | 2
Levante | 2
Cordoba | 2
Girona | 2
Zaragoza | 2
Las Palmas | 2
Leganes | 2
Xerez | 1
Elche | 1./IndeksOnline/