10:16 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lopetegui pyetet nëse Benzema mund të shënojë 40 gola – përgjigjje e tij është e qartë

Real Madridi u ngritë në vendin e parë në La Liga pas fitores, 4-1 ndaj Leganes, me Karim Benzeman që shënoi dy gola dhe për golin e katërt këtë sezon.

Trajneri i tij, Julen Lopetegui është shumë i kënaqur me të dhe ka pohuar se francezi mund të jetë kandidatë për çmimin, ”Pichichi”, i cili shkon për top-golashënuesin e La Ligas.

”Pse jo?”, tha Lopetegui kur u pyetë nëse Benzema mund ta përfundojë sezonin me më së shumti gola në La Liga.

”Pse ai nuk mund të shënojë 30 apo 40 gola? Më e rëndësishme është skuadra dhe golat janë punë e gjithë skuadrës”.

”Benzema është lojtar i mrekullueshëm dhe gjithnjë ka qenë. Çfarë ai është duke bërë është rezultat i punës së tij”.

”Ai është i lumtur dhe është duke e ndihmuar skuadrën, dhe kjo do të vazhdojë kështu”./IndeksOnline/