75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 05 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Benzema: Mbappe të mësohet të luaj si sulmues qendror te Reali, ai nuk mund t’ia zë vendin Viniciusit

Kylian Mbappe duhet të mësojë të luajë si sulmues qendror te Real Madrid, sepse ai nuk mund të zëvendësojë Vinicius Junior në krahun e majtë.

Këto ishin fjalët e golashënuesit të dytë më të mirë të të gjitha kohërave të Los Blancos, Karim Benzema. 

Mbappe ka shënuar tetë gola në 14 paraqitje në të gjitha garat për Madridin, që nga transferimi i tij nga Paris Saint-Germain, por nuk ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e tij të fundit. 

26-vjeçari është vendosur në një rol më qendror nga Carlo Ancelottit, në krahasim me rolin ku ai gëzoi sukses me parisienët, shkruan IndeksOnline.

“Problemi, për mendimin tim, është se Mbappe nuk është një sulmues qendror, edhe me ekipin kombëtar, sa herë që luan si numri nëntë, ai nuk ndihet mirë, sepse ky nuk është pozicioni i tij”, tha Benzema.

“Në të majtë, ai ka një djalë që është në të njëjtin nivel me të, Vinicius, kështu që ka një problem. Nuk mund ta vësh Vinicius si numër nëntë ose në të djathtë, sepse kur luan në të majtë, ai bën diferencën në çdo ndeshje. Mbappe nuk është një numër i vërtetë nëntë. Njerëzit kërkojnë shumë prej tij dhe ai është nën shumë presion, ky nuk është Paris Saint-Germain.”, tha ish-lojtari i Realit. /IndeksOnline/