18:07 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Benzema me hetrik, Reali shënon fitore të lehtë

Real Madrid ka mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligas.

Karim Benzema ishte heroi i kësaj ndeshje ku shënoi tre gola, shkruan Indeksonline.

Francezi realizoi në minutën e 47-të, 76-të dhe në minutën e parë shtesë.

Me këtë fitore, Real Madrid është në vendin e tretë me 64 pikë, katër më pak se Atletico Madrid. /IndeksOnline/