23:54 / E Martë, 30 Maj 2023 / C E

Benzema mund të largohet nga Reali, merr një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka marrë një ofertë “stratosferike” nga një klub i Arabisë Saudite.

Sipas “The Atletic”, Reali është në dijeni për ofertën dhe francezi tashmë e ka marrë një vendim të cilin nuk ka pranuar ta komentoj, shkruan Indeksonline.

35 vjeçari është nën kontratë te Real Madrid deri në vitin 2024.

Thuhet se Real Madrid do të ishte i hapur për të lënë Benzema të largohet nëse ai do të vendoste për ta bërë këtë.

Burime të tjera të dhomave të zhveshjes thanë se Benzema kishte përmendur për herë të parë një “ofertë të madhe nga Arabia” dy javë më parë. Ata thanë se ai nuk tha se çfarë do të bënte, por se ai po e konsideron atë.

Francezi Benzema ka qenë në Real që nga viti 2009 dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 354 gola, pas vetëm Cristiano Ronaldos, i cili shënoi 450.

Fitues i Topit të Artë në vitin 2022, ai ka bërë 647 paraqitje me klubin, i pesti në listën e të gjitha kohërave pas Raul, Iker Casillas, Manolo Sanchis dhe Sergio Ramos.

Ndeshja e fundit e Real Madridit në sezonin 2022-23 është në shtëpinë e Athletic Bilbao të dielën. /IndeksOnline/