14:19 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Benzema s’ia ka pasuar topin asnjëherë Viniciusit, në pjesën e dytë kundër Monchengladbach-ut

Mediumi francez “Telefoot” zbuloi një bisedë midis dy futbollistëve të Real Madridit, Karim Benzemas  dhe Ferland Mendyt gjatë pushimit të pjesës së parë në ndeshjen Monchengladbachu-Real Madridi.

Në bisedën e publikuar, Benzema shihet duke i thënë Mendyt që të mos ia pasontetopin Viniciusit se ai po luan kundër Real Madridit më shumë, transmeton Indeksonline.

Mediumi spanjoll “Onda Cero” ka publikuar një statistikë ku thuhet se Benzi ia pasoi vetëm 3 herë topin Vinit në pjesën e parë, kurse në të dytën asnjëherë.

Duket se atmosfera brenda klubit të Real Madridit është e tensionuar./Indeksonline/