14:06 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Benzema operohet të dielën, por do të luaj të shtunën me gisht të thyer!

Karim Benzema do të operohet këtë të diel pasi ka thyer gishtin e vogël të dorës. Megjithatë, sulmuesi francez po kërkon me çdo kusht që të luaj të shtunën në derbin ndaj Sevillës.

Ylli francez nuk është ftuar fare për ndeshjen e sotme të kupës ndaj Leganes, por që ka kërkuar nga Solari përfshirjen e tij në ndeshjen e vikendit në La Liga.

Benzema do të mungojë dy javë nga operacioni në gisht.

Mbetet të shihet nëse Solari do t’i plotësojë kërkesën për të qenë pjesë e ndeshjes ndaj Sevillas./Indeksonline/