19:29 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / Gj. Sh

Benzema sqaron situatën e fundit, tregon a do të largohet nga Real Madridi

Karim Benzema nuk i ka komentuar lajmet e fundit për një largim të mundshëm nga Real Madridi dhe transferimin e tij te Al Ittihad.

Sulmuesi francez ka qenë i ftuar në një ceremoni të organizuar nga Marca Leyenda, ku tha se ajo çfarë flitet në media është ndryshe nga realiteti, duke lënë në mjegull të ardhmen e tij, shkruan IndeksOnline.

“Pse duhet të flas për të ardhmen? Unë jam në Real Madrid. Realiteti është ndryshe, jo çfarë thuhet në internet. Kam një lojë të shtunën, stërvitem nesër, kështu që tani jam në Madrid. Jam shumë krenar për punën time, shijoj çdo moment në Madrid. Të shkosh në Valdebebas për të stërvitur nuk është punë. Në kokën time më pëlqen Madridi. Dje, sot dhe nesër në stërvitje”, deklaroi Benzema.

“Një mesazh për tifozët e Real Madridit?

”Një, dy, tre… Përshëndetje Madrid!” , u shpreh fituesi i topit të Artë.

Ai gjithashtu ka kujtuar kohën kur është transferuar te Real Madridi dhe presidentin Florentino Perez.

“Isha fëmijë kur mbërrita në Real Madrid, jo aq sa ata, por isha 21 vjeç… Doja vetëm të kënaqesha dhe të shikoja gjithçka që kam fituar. nuk është asnjë klub tjetër si Real Madridi , që luan në Santiago Bernabéu, vendi ku kanë luajtur lojtarët më të mëdhenj të këtij sporti”.

Perez?

“Ai është njeriu që më ka lejuar të jem këtu sot. Njeriu që nënshkroi Zinedine Zidane dhe njeriu që më solli në Real Madrid”, tha Benzema.

Francezi në këtë ceremoni ka hyrë në grupin e përzgjedhur të sportistëve Legjendë nga Marca, duke iu bashkuar emrave si: Cristiano Ronaldo, Andrés Iniesta, Simone Biles, Lionel Messi, Muhammed Ali, Rafael Nadal etj./IndeksOnline/